E futur në thes, gjendet trupi i pajetë i një foshnje të porsalindur

e futur ne thes gjendet trupi i pajete i nje foshnje te porsalindur
e futur ne thes gjendet trupi i pajete i nje foshnje te porsalindur

Trupi i një foshnjeje të porsalindur, vetëm disa ditëshe, u gjet në kopshtin e një shtëpie në Vignale, një fshat në komunën e Traversetolo, në provincën e Parmës.

Foshnja u gjet e pajetë, e mbështjellë në një thes, e braktisur.

I zoti i shtëpisë bëri zbulimin e tmerrshëm dhe njoftoi menjëherë policinë. Karabinierët po hetojnë për të gjetur identitetin e prindërve dhe po kërkojnë dëshmitarë që mund të kenë parë diçka ose të kenë ndonjë informacion në lidhje me të.

Në vendngjarje ka ndërhyrë edhe një ambulancë e Kryqit Blu të Traversetolo-s.

Dikush, ndoshta nëna, do të ishte larguar dhe do ta kishte braktisur atë trup të vogël me vetëm pak ditë jetë. Hetuesit po kërkojnë dëshmitarë që mund të kenë vënë re diçka, edhe sepse nuk është e lehtë të arrish në shtëpinë ku është braktisur foshnja.

Hetimet e kryera nga magjistrati kujdestar në prokurorinë e Parmës synojnë të sqarojnë se si mund të ketë ndodhur braktisja e fetusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →