“E goditi në shpatull pasi flet me muret”, gazetarja tregon detaje: Jetnor Zhabolli hoqi abazhurët në shtëpi pasi…

e goditi ne shpatull pasi flet me muret gazetarja tregon detaje jetnor zhabolli hoqi abazhuret ne shtepi pasi

Duke komentuar rastin e 35-vjeçarit Jetnor Zhabollit në Tiranë, gazetarja Glidona Daci e ftuar në “Open” në News 24, tha se ai kishte hequr edhe abazhurët në shtëpi nga frika se përgjoheshin.

“Ai kishte hequr edhe ambazhuret sepse pretendonte se dikush i përgjonte. Bashkëshortes i kishte hequr të gjitha rrjetet sociale, duke i marrë edhe celularët. Ai pretendonte se bashkëshortja komunikonte.

Problematika të tilla ka shfaqur edhe kur shkonte në Krastë kur shkonte te familja. Në një moment bashkëshortja thotë se e ka goditur në shpatull pasi i ka thënë se flet me muret. Në një far mënyre ai është dhunues dhe viktimë.

Bashkëshortja kërkon në gjykatë që ai të mos dënohet por të kurohet. Ai nuk punonte prej më shumë se një viti dhe e ka mbajtur familja e tij me para, pasi kishin miniera. I ka dhënë dokumente për të firmosur në mënyrë që ta angazhonin. Prej më shumë se një viti, ata lëviznin gjithmonë bashkë”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →