“E kam takuar disa herë”- Gjekmarkaj: Akoma nuk e dimë pse është në burg Ervin Salianji! Ky vit, me befasi shumë të mëdha për PD

e kam takuar disa here gjekmarkaj akoma nuk e dime pse eshte ne burg ervin salianji ky vit me befasi shume te medha per pd








































Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur për vizitat e tij tek kolegu i tij Ervin Salianji, i cili ndodhet aktualisht në burgun e Fierit.

Screenshot 2024-12-28 175003

Në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në News24, Gjekmarkaj tha se ka vizituar Salianjin rreth gjashtë herë dhe e konsideron të papranueshëm dënimin e tij, duke theksuar se akoma nuk e dimë pse është në qeli.

“E thash që ka qenë një vit me befasi shumë të mëdha. Një koleg i imi, Ervin Salianji, po e kalon Vitin e Ri padrejtësisht në burgun e Fierit. Një nga deputetët më aktiv ët PD, një aset politik i PD, dhe asnjë nuk e di saktësisht pse është në burg. Jemi takuar 5-6 herë, do shkoj shpejt ta takoj sërish”, tha ai.

Gjekmarkaj përmendi edhe ndarjen e drejtësisë në vend, duke thënë se në sistemin gjyqësor ka gjykatës dhe prokurorë të ndershëm, por gjithashtu ka edhe të tillë që janë të kapur politikisht dhe që veprojnë në favor të pushtetit.

“Qytetarët dhe ne, jemi të vetëdijshëm që është dënuar politikisht për një denoncim në shërbim publik, jo për akuzat që është bërë nga gjyqtarët pranë qeverisë. Në drejtësi dhe jo vetëm, ka gjykatës të ndershëm, të pandershëm, ka prokurorë dinjitoz dhe nga ata të cilët janë të kapur politikisht, përfundoi Gjekmarkaj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →