“E kanë të vështirë të firmosin tendera”, kreu i KLP, Alfred Balla: Roli i drejtësisë është që njerëzit të kenë frikë të kryejnë vepra penale

e kane te veshtire te firmosin tendera kreu i klp alfred balla roli i drejtesise eshte qe njerezit te kene frike te kryejne vepra penale
e kane te veshtire te firmosin tendera kreu i klp alfred balla roli i drejtesise eshte qe njerezit te kene frike te kryejne vepra penale

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Zoti Balla, shprehet optimist se drejtësia e re ka filluar të krijojë besim tek qytetarët, gjë që e ndjen dhe nga bisedat me miqtë.

“Në fillesat e punës së SPAK-ut ose në momentet që ne po e krijonim këtë strukturë, kolegë, miq dhe shokë diskutonin dhe u thosha që po vjen një ditë që nuk do të ketë më pandëshkueshmëri. Më thoshin mua: “E ke seriozisht, e beson? Absolutisht që jam i bindur, jo se e besoj, ndaj po e krijojmë.” Mos të harrojmë që është një proces i vështirë sepse të hetosh korrupsionin dhe krimin e organizuar kërkon vite punë dhe në shtetet e huaja pasi janë procedura që zgjasin shumë. Roli i drejtësisë është që njerëzit të kenë frikë të kryejnë vepra penale. Ka ardhur një situatë ku nga miqtë që punojnë nëpër ministrira të ndryshme më thonë: Shiko se nuk po realizojmë dot tendera?

-Pse? Sepse kanë frikë njerëzit të firmosin. Më fal.. njerëzit nëse janë korrekt, nëse zbatojnë vetëm ligjin, nuk kanë pse të kenë frikë. Frikë të kenë ata që kryejnë korrupsion apo që zbatojnë urdhrat e padrejta të një drejtuesi por jo nënpunësi i thjeshtë i cili e ka për detyrë ta bëjë atë procedurë. “Por mua më vjen mirë që perceptimi i qyetarëve te drejtësia po kap nivele shumë pozitive”, nënvizon Balla gjatë një interviste për TVSH-në.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →