E kërcënuan për shkak të detyrës, Armand Duka në prokurorinë e Durrësit: Të falet presidenti i klubit “Iliria” dhe personat e tjerë

e kercenuan per shkak te detyres armand duka ne prokurorine e durresit te falet presidenti i klubit iliria dhe personat e tjere





































Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dorëzuar në Prokurori një deklaratë, ku kërkon që 7 personat që e kishin kërcënuar për shkak të detyrës të falen.

armando duka shtepia kercenimi

Deklarata e Dukës është bërë më datë 12 shtator dhe është dorëzuar në prokurori. Duka i kërkon organit të akuzës që pas shfaqjes së pendesës nga autorët e kanosjes ndaj tij, ky i fundit kërkon që të falë presidentin e klubit Iliria, Nazmi Selmanin, Brajan Selmanin, Santiago Selmanin, Petrit Selmanin, Adolf Selmanin, Artur Selmanin dhe Redian Locin.

“Duke marrë në konsideratë shprehjen e pendesës së tyre dhe të familjarëve të tyre, dëshiroj të shpreh faljen time për shtetasit: Nazmi Isuf Selmani, Brajan Nazmi Selmani, Santiago Nazmi Selmani, Redian Haxhi Loci, Petrit Petrit Selmani, dhe shtetasit Adolf Nazmi Selmani dhe Artur Luan Selmani” shprehet Duka në deklaratën e tij, raporton News24.

Duka thotë se kërkon nga organet kompetente që deklarata falje individuale e tij të merret në konsideratë gjatë hetimeve të kryera, me qëllim shmangien e të gjitha konflikteve dhe promovimit të vlerave të FSHF sipas tij.

Më datë 30 gusht Policia e Durrësit arrestoi presidentin e klubit të futbollit Iliria Nazmi Selmani dhe 4 persona të tjerë, pas kallëzimit të Dukës se Nazmi Selmani e kishte kanosur duke i kërkuar llogari pse djali i tij Gentjan Selmani nuk ishte grumbulluar në Kombëtare. Ndërkohë ditën e sotme Apeli liroi Nazmi Selmanin dhe Petrit Selmanin, ndërsa tre të tjerët ishin liruar më parë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →