E kërkon Partizani, reagon Bardhi: Denison, vetëm me Dinamon në Shqipëri

e kerkon partizani reagon bardhi denison vetem me dinamon ne shqiperi
e kerkon partizani reagon bardhi denison vetem me dinamon ne shqiperi

Denison nuk shkon në asnjë ekip tjetër në Shqipëri, do të luajë vetëm për Dinamon. Vetëm nëse do të ketë ndonjë ofertë nga skuadra jashtë vendit, atëherë lëvizja mund të merret në konsideratë”, thekson për “Panorama Sport” presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi.

Një reagim ky që vjen pas lajmit të publikuar një ditë më parë në gazetë për një interesim të Partizanit në lidhje me brazilianin e bluve, autor i një goli shumë të bukur dhe shumë të rëndësishëm kundër Teutës të mërkurën. Fjalët e numrit 1 të klubit blu janë të qarta për të ardhmen e lojtarit. Denison duket se bën pjesë te lojtarët “e preferuar” të presidentit Bardhi dhe ai nuk dëshiron kurrsesi që të privohet prej tij. Partizani e kishte në listën e merkatos së verës lojtarin e Dinamos, por për të kishte dhe një interesim nga Portugalia, ku ka qenë më parë, dhe nga Indonezia.

RINOVIMI – Braziliani 26-vjeçar ishte në fund kontrate me Dinamon, por situata ka ndryshuar menjëherë. Presidenti Adrian Bardhi bën me dije se Denison do të jetë blu edhe për dy sezone të tjera. “Denison rinovon me Dinamon edhe për dy vite të tjera. E përsëris, në Shqipëri ai do të veshë vetëm fanellën e Dinamos dhe të asnjë ekipi tjetër”, ka shtuar presidenti i bluve për gazetën. Në këtë klubi kryeqytetas rinovon që tani me një nga futbollistët që janë në fund kontrate, çka do të thotë se paralelisht ka nisur puna edhe për Dinamon e sezonit të ri.

LIDHJA ME BLUTË – Denison erdhi te blutë në janarin e 2022-shit si një përforcim nga Kosova. Atë sezon blutë ishin në Superiore, por nuk mundën të mbijetonin. Braziliani luajti pak, pasi nuk preferohej nga trajneri i atëhershëm, Rodolfo Vanoli. Lojtari qëndroi me Dinamon në Kategorinë e Parë dhe u bë një nga protagonistët kryesorë të saj, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës, me 12 gola. Ky sezon është i treti me fanellën blu për sulmuesin anësor, deri tani autor i 7 golave. Ai më shumë ka luajtur në rolin e një fantazisti, duke qenë se kryeqytetasit nuk e kanë një lojtar të këtij roli në organikën e këtij sezoni./P.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →