Bota

E kërkuar prej 13 vitesh, terroristja e RAF: Luftova për liri, jo për para/ Në banesë iu gjetën nga bazukat te kallashnikovët

e kerkuar prej 13 vitesh terroristja e raf luftova per liri jo per para ne banese iu gjeten nga bazukat te kallashnikovet
e kerkuar prej 13 vitesh terroristja e raf luftova per liri jo per para ne banese iu gjeten nga bazukat te kallashnikovet

Këto janë fjalët e një personazhi të pakorrigjueshëm që e sheh veten vetëm si viktimë. Dhe që vazhdon të përhapë slogane radikale të majta edhe sot e kësaj dite.

Terroristja e RAF, Daniela Klette 65-vjeçare u ankua për shtetin, mediat dhe autoritetet e rendit në “Süddeutsche Zeitung”.

Klette u arrestua nga hetuesit më 26 shkurt pas 13 vitesh e fshehur. Krime të shumta i janë atribuar që nga viti 1990, duke përfshirë tetë grabitje të armatosura. Ajo aktualisht ndodhet në paraburgim në Vechta. Bashkëpunëtorët e saj të dyshuar, terroristët e RAF, Burkhard Garweg (55 vjeç) dhe Ernst-Volker Staub (70 vjeç), janë ende në arrati.

Klette i shkroi gazetës përmes avokatëve të saj. Në deklaratën e shkurtër, ajo mohoi të ketë tentuar vrasje – e gjitha ishte “denoncim” dhe “nxitje mediatike”.

“Zyra e prokurorit publik thotë se ne ishim të përgatitur të vrisnim njerëz për të mbledhur para, për të mbijetuar ilegalisht. Por, për njerëzit e së majtës revolucionare në Republikën Federale të Gjermanisë, kjo nuk do të kishte qenë kurrë një opsion”, thotë Klette e indinjuar.

Dhe më tej vijon “lufta për çlirim ka të bëjë gjithashtu me një botë pa lakmi për para, të lirë nga shfrytëzimi dhe çdo lloj shtypjeje”.

Por Klette nuk jep një shpjegim për mijëra euro cash, bazukën dhe armët e tjera të shumta që policia gjeti në strehën e saj. Asaj iu gjetën armë të tilla si një Samopal Vz i lashtë çek i viteve 1950, një kallashnikov i prodhimit polak, municione, një bedel i vërtetë i një arme antitank sovjetik RPG 7 dhe një armë trullosëse elektrike.

Autoritetet janë të bindura se ata nuk i kanë kryer krimet për të vazhduar gjoja “luftën politike”, por thjesht për të financuar jetën e tyre të fshehtë. Me një plaçkë prej 2.7 milionë eurosh, ishte mjaft komode, Klette kaloi mirë me kërcimet braziliane.

Garweg jetonte me qentë e tij në një rimorkio vetëm disa kilometra larg dhe ishte bujar me të pastrehët. Edhe pse grabitja e fundit kishte qenë vite më parë, Klette kishte ende të fshehura me vete 240 mijë euro dhe më shumë se një kilogram ar.

Gjyqi ndaj saj për grabitjet nuk pritet të fillojë deri në pranverën e ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts