E konfirmon trajneri i njohur, ylli i Anglisë në dyshim për ndeshjen me Shqipërinë

e konfirmon trajneri i njohur ylli i anglise ne dyshim per ndeshjen me shqiperine







































Arsenali u përball në muajin dhjetor me dëmtimin e yllit të sulmit, Bukajo Saka. Ky i fundit iu nënshtrua ndërhyrjes dje, ndërsa rikuperimi pritet të zgjasë më tepër se mendohej.

Screenshot-2024-12-29-124901

Fillimisht u tha se lojtari i Anglisë mund të ishte gati në shkurt. Trajneri Arteta ka treguar se tashmë kjo gjë nuk është e mundur.

“Do të jetë më shumë se dy muaj. Nuk e di saktësisht sa më gjatë. Është shumë e vështirë për t’u thënë”, u shpreh trajneri i njohur.

Saka është pjesë e përfaqësueses së Anglisë. Kështu me shumë gjasa do ta humbë ndeshjen me Shqipërinë, që luhet më 21 mars dhe hap grupin për kualifikueseset e Botërorit 2026.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →