Topi i goditur nga Florian Wirtz në golin e parë të Gjermanisë ndaj Skocisë, ka lëvizur me shpejtësi prej 108.14 kilometra në orë, ndërsa topi pati rreth 15 rrotullime çdo sekondë.
Këtë e ka bërë të ditur UEFA, duke u bazuar në të dhënat e ofruara nga “Connected Ball Technology”. Për Wirtz ishte goli i parë për Gjermaninë, i shënuar në ngjarjen e parë të madhe ndërkombëtare të tij.
21-vjeçari u bë lojtari më i ri gjerman që ka shënuar në një kampionat evropian, duke thyer rekordin e mbajtur nga Kai Haverc.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co