“Diskutimet për një mundësi hyrje në menaxhimin e Bordosë janë në fazën e tyre fillestare. Aktualisht, nuk kam asgjë tjetër për të shtuar”.
Kështu është shprehur Oliver Kahn, i cili në një intervistë për “Bild” ka konfirmuar atë që ishte paralajmëruar disa orë më parë nga gazeta franceze “Sud-Ouest”: ish-portieri i kombëtares gjermane, si dhe administratori dhe presidenti ekzekutiv i Bajern Mynih (deri në maj të vitit 2023), është i interesuar për të blerë klubin e njohur të futbollit francez që, pas problemeve të rënda financiare të viteve të fundit, tani ndodhet në “Championnat National 2” (kategoria e katërt, e barabartë me Serie D në Itali).
Në mbështetje të Kahn, i cili po merret personalisht me mbledhjen e fondeve të nevojshme për blerjen e klubit, do të jetë ish-presidenti i Marsejës, Jacques-Henri Eyraud, i cili në dhjetor ka filluar bisedimet me pronarin aktual të Bordosë, Xherard Lopez, si dhe me Bashkinë e Bordosë.
Në fakt, nga vera e kaluar, legjenda e futbollit gjerman kishte shprehur interesin për të marrë pronësinë e një klubi futbolli: “Investimi në futboll është ndryshe nga investimi në një fabrikë bulonash. Futbolli ka të bëjë me kulturën, identitetin dhe komunitetin. Nëse gjithë kjo ekziston, mund ta mendoj ta bëj”.
PANORAMASPORT.AL