‘E konsideronte të turpshme marrëdhënien me një suedeze’, 22-vjeçari nga Somalia vret të dashurën e tij shtatzënë

e konsideronte te turpshme marredhenien me nje suedeze 22 vjecari nga somalia vret te dashuren e tij shtatzene
e konsideronte te turpshme marredhenien me nje suedeze 22 vjecari nga somalia vret te dashuren e tij shtatzene

Për të ishte çështje nderi. Ai, 22 vjeç nga Somalia dhe ajo, dy vjet më e vogël nga Suedia. Mohamedamin Abdirisek Ibrahim, vrau të dashurën e tij, Saga Forsgren Elneborg, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Ai nuk dinte, si t’ia prezantonte nënës së tij zonjën e tij që ishte shtatzënë me frytin e dashurisë së tyre, një “grua të bardhë me një kulturë tjetër?”

Sipas një njoftimi të policisë suedeze, 20-vjeçarja Saga u gjet e mbytur në shtëpinë e saj, që ndodhet në qytetin Örebro, dy orë larg kryeqytetit të vendit, Stokholmit.

Siç raporton gazeta britanike Daily Mail, prokurorët pretendojnë se i dashuri 22-vjeçar, e vrau vajzën me kordonin e llambës që ndodhej në dhomën e saj në prill të vitit 2023, pasi e konsideronte të turpshme ta prezantonte ate me familjen muslimane si nëna e ardhshme e fëmijës së tij.

Familja e Sagës argumentoi, përmes avokatit të tyre, se kishte qenë një pritje e gjatë dhe e dhimbshme, pasi vetëm një javë më parë 22-vjeçari somalez u akuzua për vrasjen e saj – dhe jo për vrasjen e fëmijës së tyre të palindur.

Policia publikoi një raport prej 1000 faqesh që përfshinte foto të skenës së krimit në dhomën e gjumit me trupin e vajzës të shtrirë.

Në të vërtetë, prokurorët thanë se i dyshuari somalez mendonte se takimi me një grua “të bardhë” “nuk ishte e drejtë” sepse ajo “nuk ishte e së njëjtës kulturë me të”. Ai fshehu lidhjen e tij dyvjeçare nga mamaja e tij, thjesht sepse ajo nuk do ta pranonte Sagën si nuse.

Sipas aktakuzës, prokurorja Elisabeth Anderson argumentoi se “Mohamedamin Abdirisek Ibrahim vrau Saga Forsgren Elneborg pasi e mbyti me një kordon llambe”.

Anderson shtoi se vrasja e vajzës ishte një çështje nderi dhe dinjiteti për burrin somalez, i cili duhej ta vriste atë sepse ajo po mbante fëmijën e tij.

Në mesazhet që i kishte dërguar në celularin e saj përpara se ta vriste, ai i tha asaj se do t’u tregonte të afërmve të tij për marrëdhënien dhe foshnjën e tyre më 28 prill 2023 – natën kur ai e vrau atë dhe fëmijën e tyre të palindur.

Në mesazhin e tij të fundit, 22-vjeçari somalez pretendoi se i kishte besuar një personi për marrëdhënien e tij. Të gjitha mesazhet e mëvonshme të Sag se si është ajo, mbetën pa përgjigje, shkruan një raport i Daily Mail.

Prokurorja Elisabeth Anderson pretendon se burri somalez më pas shkoi në apartamentin e Sagës, ku e mbyti për vdekje, dhe ishte shtrirë pranë shtratit të saj, sipas gazetës suedeze Aftonbladet.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë provë që të sugjerojë se familja e Somalezit është e përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi në vrasjen e të dashurës së tij 20-vjeçare suedeze, theksojnë mediat lokale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →