Në Francë nuk kanë dyshime. Adrien Rabio, të të vijojë karrierë te Marseja. Nga raportimet e fundit bëhet me dije se ish-mesfushori i Juventusit ka arritur akordin total me skuadrën e De Zerbit ku do të firmosë për 2 vite.
Gjatë merkatos, u përfol shumë për interesime nga klube “big”, por në fund Rabio, zgjodhi të surprizonte duke pranuar transferimin te Marseja.
Mesfushori 29-vjeçar në të kaluarën është aktivizuar me klube të rëndësishme në futbollin europian si PSG dhe Juventus, ndërsa tashmë do të jetë pjesë e Marsejës.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co