E mitura e akuzoi për përdhunim, vajza e 60-vjeçarit bën deklaratën e fortë: Nëse është fajtor, e mohojmë! Inskenim, duam drejtësi!

e mitura e akuzoi per perdhunim vajza e 60 vjecarit ben deklaraten e forte nese eshte fajtor e mohojme inskenim duam drejtesi
e mitura e akuzoi per perdhunim vajza e 60 vjecarit ben deklaraten e forte nese eshte fajtor e mohojme inskenim duam drejtesi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në fshatin Vrap të Tiranës. Një 16-vjeçare denoncoi një 60-vjeçar, bashkëfshatar të saj, duke thënë se ai kishte abuzuar me të disa herë.

Vajza e shtetasit me inicialet K.B., ka folur sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, të moderatores Evis Ahmeti. E bija e 60-vjeçarit ka mohuar akuzat ndaj babait të saj

“Nuk është e vërtetë ngjarja. Nëse babai im del fajtor, ne fëmijët e tij ju betohem që nuk do t’i flasim më kurrë dhe nuk e pranojmë si baba. Jam nënë vetë dhe e di çdo të thotë të kesh fëmijë. Lajmin e mora vesh pasi më telefonoi mami, gjyshi i vajzës ka denoncuar babain tim. Babai im ka shkuar vetë dhe është ndaluar në rajon, gjeta avokat dhe shkova. Kur shkova të dëshmoj, vajza nuk ishte aty. Babai im po mbahet pa prova. Është gjë e inskenuar dhe e paramenduar. Kjo familje të njëjtin skenar imorali ka përdorur edhe me të tjerë në fshat.
Këtu ka të bëjë çdo gjë me çështje pronash.

Vajza ka thënë në dëshmi që herën e parë kur më përdhunoi më dha 10.000 lekë. Herën e dytë më dha 1000 lekë dhe u zhvesha vetë sepse e dija çfarë më prisja. Vajza thotë që për 3 muaj rresht është përdhunuar. Pse nuk ka bërë denoncim më përpara. Vajza ka treguar dhe e dinin shumë mirë familjarët, është planifikuar dhe i inskenuar. Dëshmitë e babait tim rrinë akoma në komisariatin nr1. E kam parë ekspertizën mjekoligjore, vajza është 16-vjeçe dhe nuk e dimë me kë ka lidhje. Unë e di që ka një shok, e dinë të gjithë njerëzit. Siç është bërë analiza mjekoligjore vajzës, ti bëhet edhe babait tim. Vajza mund të shkojë me këdo. Unë e di se çfarë babai kam, vetëm me këtë familje ka pasur sherr e shamata. Është e inskenuar, jam e stresuar sepse babai po rri brenda kot. Janë çështje pronash e tokash, unë jam detyruar që vëllain tim ta mbaj në shtëpinë time. Nuk mbroj asnjë palë, por dua drejtësi.”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →