23:41 – 02.03.2024
Vëllai i Madh ka surprizuar Riken këtë javë, duke i dhënë mundësinë që pas rreth 50 ditësh qëndrim në shtëpi të takohet me motrën shtatëzënë dhe mbesën e saj, Gaja.
Ledjoni: Çfarë ka ndryshuar nga hyrja jote në Big Brother VIP?
Rike: Kam ndryshuar unë, jam më e rritur, kanë ndryshuar banorët, loja. Kanë qenë më real atëherë, tani ka më shumë skema. Aman një gjë ka mbetur po e njëjta. Si në Bigun e parë dhe tani motra ime është shtatëzënë. Kjo është një rastësi që sa herë unë hyjë në Big, ajo mbetet shtatëzanë.
Ledjoni: Nervila, motra jote që është një vit më e madhe se ty, asokohe priste vajzën Gaja. Ishte një periudhë delicate dhe e vështirë për të dhe nuk donte që ti të bëheshe pjesë e Big Brother, por ti zgjodhe të hyje dhe asokohe ishe e frikësuar çfarë ka ndodhur, a më ka falur apo jo?
Rike: E njëjta gjë edhe tani…
Ledjoni: Ndodh që 10 vite më vonë Nervila të pres prapë një bebe dhe në kohën që ti hyre në BBV3 thjesht kishte marrë vesh që po priste një fëmijë tjetër, por nuk e dije se çfarë është dhe je gjithë kohën e shqetësuar…. Mirë, Rike ti e di që motrën nuk ta sjellim dot sepse është në një moment delikat për shkak të shtatëzënisë, por kemi një surprizë për ty. Shko në dhomën e surprizave.
Në atë moment Rike ka vrapuar në dhomën e surprizave ku është pritur nga mbesa e saj Gaja. E emocionuar dhe me lot në sy, Rike ka përqafuar fortë mbesën, por surpriza nuk mbaronte këtu.
Ledjoni: O Gaja, po nuk di shqip ti?
Rike: Jo, Gaja e ka babin Italian dhe në shëtëpi flasin vetëm italisht.
Ledjoni: Mirë, Gaja a të mungon tezja? Problemi është se unë e flas italishten pak roma përtoma, kështu që le të hyjë përkthyesi…
Gaja: Po.
Ledjoni: Si është gjyshi, nëna?
Gaja: Të gjithë mirë, jemi shumë krenar për ty.
Në atë moment në dhomën e surprizave është futur motra e Rikes, Nervila. Rike tepër e emocionuar ka shpërthyer në lot kur e ka parë, ndërsa e ulur në gjunjë për t’i puthur dhe përqafuar barkun.
Nervila: Kemi ardhur këtu për të të dhënë kuraje. Jemi shumë krenarë për ty. Vazhdo kështu je shumë e fortë. Mos e çaj kokën për asgjë. Duam atë Riken që qesh, tallet, kërcen, që këndon. Ku është ajo Rike? Je shumë mirë, thjesht duhet të jesh më e qetë.
Rike: Më qetë se kaq.
Nervila: Mos e çaj kokën fare. Kjo është vetëm një lojë, jeta reale është jashtë.
Në muajin e 5-të të shtatëzënisë, Nervila ka ardhur edhe me një surprizë me vete. Gjinia e bebit. Rike ka zbuluar për herë të parë se pas mbesës Gaja do të bëhet me nip.
Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co