Një ujk i vjetër i lashtë, me dhëmbët e tij të paprekur, është zbuluar pas gati 44 mijë vitesh.
Ekspertët, sipas Daily Mail shprehen se ujku i rritur mashkull i gjetur në Yakutia, Rusi lindore, ka akoma në mënyrë të çuditshme gëzofin, kockat e madje edhe dhëmbët.
Ai është dërguar në laboratorin e Muzeut Mammoth të Universitetit Federal Verilindor në Yakutsk, ku po nënshtrohet ndaj autopsisë.
Gjetjet e lashta të gjetura janë ndër më të plotat që janë gjendur ndonjëherë. Mbetjet besohet se janë të plota, për shkak se akulli parandalon kalbjen e lëndës organike.
Permafrost është një tokë, që ngelet përherë e ngrirë, edhe në verë e mund të qëndrojë e ngrirë për mijëra vite.
(balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co