Sport

E pabesueshme! Mbape humbi 250 milionë euro sapo firmosi me Real Madrid në verë

e pabesueshme mbape humbi 250 milione euro sapo firmosi me real madrid ne vere













































Kilian Mbape mund të kishte zgjedhur të niste karrierën e tij te Real Madrid një vit më vonë. Do të kishte qenë më pak ”armik” në Paris pasi do të mbyllte kontratën deri në fund, por edhe do të kishte 250 milionë euro më shumë në llogarinë e tij.

mbape

Kjo është ajo që zbuloi e përditshmja sportive franceze “L’Equipe”, e cila bën të ditur se sulmuesi francez ka humbur këtë shumë të çmendur që në momentin që firmosi për Reali dhe vendosi të mbyllte para kohe kontratën duke aktivizuar klauzolën e largimit.

Nëse Mbape do të kishte qëndruar në Paris deri në fund të kontratës, në vitin 2025, pasi do të përfitonte një rrogë prej 70 milionë eurosh, me një rritje prej 20% në krahasim me sezonin e mëparshëm, si dhe bonuse prej 180 milionë eurosh që do të shkonin në llogaritë e tij. Këto janë shifra bruto, por gjithsesi janë shumë marramendëse, që tregojnë se sa ka sakrifikuar Mbape në momentin që vendosi t’i bashkohej Realit.

Mbape paguhet 32 milionë euro në sezon te Real Madrid, nga i cili përfitoi edhe një bonus prej 100 milionë eurosh në momentin e firmës. Një shifër në total që çon në 5 vite fitimet e tij te Reali aq sa do të merrte nga PSG nëse qëndronte edhe një vit të vetëm atje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts