E pabesueshme, por e vërtetë! Arteta punësoi hajdutë që t’u vidhnin celularët lojtarëve të Arsenalit

e pabesueshme por e vertete arteta punesoi hajdute qe tu vidhnin celularet lojtareve te arsenalit





































Mikel Arteta po përdor metoda unike për të bindur lojtarët e tij që të ndjekin çdo lloj udhëzimi që jep trajneri i Arsenalit. Dhe ai ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për t’u dhënë një leksion të mirë futbollistëve të tij.

arteta

Gjatë një dakre bashkë të skuadrës, lojtarët e Arsenalit zbuluan se u mungonin celularë dhe sende me vlerë. Ata menduan se kishin rënë pre e hajdutëve, por në fakt kishte qenë trajneri i tyre i cili kishte organizuar gjithçka.

Një ekip profesionist hajdutësh xhepash, kishte qenë gjithë kohës pranë tavolinës së futbollistëve duke i rrëmbyer gjëra të ndryshme atyre, përfshirë celularë dhe portofola.

Në fund të mbrëmjes, Arteta u kishte thënë lojtarëve të zbraznin xhepat dhe shumë prej tyre kishin mbetur të tronditur duke parë se u mungonin gjëra.

Më pas Arteta ua tregoi se kishte organizuar ai një gjë të tillë, për t’i mësuar lojtarëve që të ishin gjithmonë të vëmendshëm dhe të përgatitur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →