E pabesueshme por e vërtetë, trajneri i mrekullive është gati të lërë pensionin për të marrë drejtimin e Romës

e pabesueshme por e vertete trajneri i mrekullive eshte gati te lere pensionin per te marre drejtimin e romes








































Klubi i Romës është në kërkim të një trajneri të ri pasi ka shkarkuar nga detyra ivan Juriç dhe në orët e fundit ka dalë në skenë një hipotezë që do të ishte me të vërtetë e bujshme. Trajneri i mrekullive të mëdha, Klaudio Ranieri, ka nisur kontaktet me drejtuesit për t’u kthyer në drejtimin e klubit të tij të zemrës.

ranieri2

Trajneri 73-vjeçar, i cili e ka drejtuar dy herë më parë Romën në karrierën e tij, kishte vendosur të largohej nga futbolli në fund të sezonit të kaluar, pasi arriti të mbante Kaljarin në Serinë A. Por duket se ai është gati të lërë pensionin për t’u kthyer te klubi me të cilin ka deklaruar gjithmonë se është tifoz i flaktë.

Ranieri njihet si trajneri i mrekullive, pasi ka bërë shumë të tilla duke shpëtuar skuadra që ishin shumë pranë rënies në situata në dukje të pamundura, duke siguruar trofe me ekipe si Fiorentina e Valencia, por sidomos duke fituar titullin kampion më të paparashikueshëm në historinë e futbollit anglez me Leisterin në vitin 2016.

ranieri

Sipas mediave italiane, Ranieri dhe menaxheri i tij janë nisur drejt Londrës, për të biseduar atje me familjen Fridkin që ka në pronësi Romën, për të diskutuar mundësinë e kthimit për një eksperiencë të tretë në drejtimin e kësaj skuadre deri në fund të sezonit apo derisa të gjejnë një trajner të përshtatshëm për të nënshkruar një kontratë afatgjatë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →