Darka e të nominuarve në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duket se nuk ka shkuar edhe aq mirë.
Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Xuxit dhe Xheneta Fetahut pasi kjo e fundit e akuzoi Xuxin se i kishte thënë një koment personal dhe të papërshtatshëm, duke pretenduar që ai kishte përmendur moshën e saj dhe faktin se duhej të kishte tashmë fëmijë në shkollë.
“Më ke thënë ty s’të merr asnjë djalë se tani duhet të ishe me fëmijë,” tha Xheneta.
Mirëpo Xuxi i mohoi të gjitha këto duke i quajtur “gënjeshtra” nga ana e banores.
“Ia ke fut kot, nuk dua të diskutoj me ty se po gënjën,” iu drejtua Xuxi, Xhenetes.
Por, përplasja nuk përfundoi këtu. Xuxi shkoi edhe më tej duke e quajtur Xhenetën të “pamoralshme” dhe duke e kritikuar për gjuhën dhe sjelljen e saj.
“Ty goja nesër ka me të nxjerrë jashtë, goja jote e pistë dhe je e pamoralshme”, vazhdoi ai.