22:22 – 20.02.2024
Meritoni dhe Ledjona janë përfshirë në një situatë mes tyre këtë javë, teksa kjo e fundit e akuzoi Meritonin se i përmendi emrin e vajzës.
Për këtë, Ilnisa u shpreh se nuk ishte në dijeni që vajza e Ledjonës quhej Miki, duke shtuar se kjo ka një peshë që ndikonte tek Ledjona. Megjithatë, sipas saj, Ledjoa po përdor të bijën për të sulmuar Meritonin.
“Unë nuk e dija në fillim si ishte situata, tani e kam më të qartë. Jam kaq e drejtpërdrejtë, në ka diçka që nuk bëj do është të kamufloj situata. Këta të dy kanë filluar, kanë disa ditë që loja e Mikit është hapur. Unë nuk e dija që Ledjona i ka thënë se e bija kishte atë emër. Çështja e Mikit ka një lloj peshe. Jam dakord që i ka thënë se vajza quhej ashtu. Por që ta përdorë emrin për ta goditur Meritonin bashkë me Erjolën, kjo jo.”- tha Ilnisa.
“Je e paturp. Ti je dhe nënë vetë moj”- tha Ledjona.
Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co