Bota

E pazakontë/ Dy gratë mbyllin foshnjen në tualetin e avionit: Qante, e bëmë për ta qetësuar!

e pazakonte dy grate mbyllin foshnjen ne tualetin e avionit qante e beme per ta qetesuar
e pazakonte dy grate mbyllin foshnjen ne tualetin e avionit qante e beme per ta qetesuar

“Unë thjesht doja ta qetësoja fëmijën dhe t’i lija rehat pasagjerët e tjerë”. Incident i pazakontë në ajër. Dy gra mbyllën një foshnjë që qante në tualetin e avionit, raporton BBC. Ngjarja ka ndezur debate të forta online në Kinë.

Incidenti u bë viral pasi një nga dy gratë postoi një video duke mbajtur vajzën brenda dhomës së tualitit gjatë fluturimit të “Juneyao Airlines” nga Guiyang në Shanghai.

Në postimin e saj, gruaja tha se po përpiqej të ndihmonte të tjerët në bord nga të qarat e foshnjes. Disa komentues e akuzuan atë për mungesë ndjeshmërie dhe “ngacmim” ndaj fëmijës, të tjerët mbrojtën veprimet e saj.

Linja ajrore më vonë tha se gjyshja e vajzës u kishte dhënë leje dy grave për ta “edukuar” të miturën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts