E pazakontë në Lojërat Olimpike/ Kampioni italian humb unazën e martesës: Më vjen keq dashuria ime, por…! Ja përgjigja që mori sportisti nga bashkëshortja

e pazakonte ne lojerat olimpike kampioni italian humb unazen e marteses me vjen keq dashuria ime por ja pergjigja qe mori sportisti nga bashkeshortja





































Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lojërat Olimpike në Paris, ku një sportist italian në disiplinën e kërcimit së larti ka humbur unazën e martesës në lumin Seine, gjatë ceremonisë hapëse.

italiani

Gianmarco Tamberi kampion botë në kërcim së larti nuk mundi ta mbante të fshehtë, por zgjodhi që gruas së tij t’ia komunikonte përmes një postimi në Instagram.

“Më vjen keq dashuria ime, më vjen shumë keq”, i shkroi ai Chiara Bontempi Tamberit . “Nëse do të ndodhte, nëse do të më duhej ta humbja këtë unazë, nuk mund të imagjinoja një vend më të mirë,” shkroi ai, duke shtuar se unaza tani ndodhet në fund të Seine, lumit që përshkon qytetin e dritës dhe dashurisë.

32-vjeçari ka sugjeruar që edhe unaza e gruas së tij të hidhet në lumë.

“Atëherë ato do të jenë bashkë përgjithmonë dhe ne do të kemi një justifikim tjetër për të rinovuar zotimet tona dhe për t’u martuar sërish”, ka shkruar kampioni në mesazhin e tij.

Si përgjigje nga Chiara, bashkëshortja e tij ai mori këtë përgjigje: “Vetëm ti mund ta kthesh këtë në diçka romantike”, ka shkruar ka shkruar ajo.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →