Alvaro Morata pritet që të jetë sulmuesi i ardhshëm i Milanit, pasi ka vendosur që të kthehet në Itali për të jetuar atje me familjen e tij, i shtyrë nga dëshira e bashkëshortes italiane Aliçe Kampelo.
Por ndërsa në Itali e presin nesër për vizitat mjekësore dhe pastaj firmën me Milanin, kapiteni i përfaqësueses së Spanjës është shfaqur sot pasdite në San Rafael, në grumbullimin e Atletiko Madrid, klub që zotëron kartonin e tij. Morata ka dashur që të shpjegojë vetë personalisht arsyet e largimit para drejtuesve, edhe pse vetëm pak ditë më parë u kishte thënë atyre që do të qëndronte të zbatonte kontratën.
Pas bisedës me drejtuesit, ai ka shkuar dhe është takuar me stafin teknik si dhe me shokët e tij të skuadrës, ku është një prej futbollistëve më të spikatur dhe shihej si jnj prej liderëve, ndaj ka dashur që takimi të ishte personal.
Nesër në mëngjes ai do të udhëtojë drejt Milanos për vizitat mjekësore me Milanin, i cili do të paguajë klauzolën e largimit prej 15 milionë eurosh të sulmuesit, me të cilin do të nënshkruajë për katër vitet e ardhshme.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co