Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të pak ditëve më parë, ku efektivi Erjon Goxhara plagosi disa herë më armë zjarri inxhinierit të ERE-s, Lorenc Kosta dhe më pas e filmoi të gjakosur.
Mësohet se Goxhara pasi e plagosi, videon e Lorenc Kostës të mbuluar në gjak, ia ka dërguar përmes aplikacionit WhatsApp kunatit të tij, vëllai i bashkëshortes, Marsel Seferi.
Nga dëshmia e këtij të fundit, është zbuluar se në orën 14:34, Goxhara ka dërguar një video në WhatsApp ku shfaqej një person i shtrirë në tokë dhe i mbuluar në gjak.
Në orën 15:00, Seferi, i cili është efektiv i forcave operacionale ka dërguar një mesazh, duke shprehur konfuzion dhe duke kërkuar sqarime: “Ça është kjo se s’po e kuptoj?”
Raportohet se pjesë e hetimeve lidhur me ngjarjen është edhe shqyrtimi i telefonit të Marsel Seferit, ku videoja e dërguar nga Goxhara është ruajtur në një CD.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co