Antonela Fiordelisi, ish-sportistja italiane e skermës dhe tani influencuese, rrëfeu për revistën “Chi” se si ish-sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, i kërkoi takim.
“Kur më shkroi në Instagram isha 18 vjeç, i pëlqeu fotot e mia dhe më kontaktoi privatisht duke më kërkuar më shumë. Refuzova, nuk e di pse e bëra këtë, dhe tani po e them publikisht. Nuk do ta bëj më: emri im përfundoi në çdo gazetë të botës” – tha Antonela Fiordelisi.
Më 14 mars Fiordelisi mbush 26 vjec, ajo mbetet ende në qendër të vëmendjes, teksa është e pranishme në shumë evente, por edhe në emisione të ndryshme televizive.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co