Detaje të reja janë bërë të njohura nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një 27-vjeçare tentoi të vetëmbytet bashkë më katër fëmijët e saj të mitur, 7, 5, 3 dhe 1 vjeç, në lumin Bunë.
Mësohet se e reja prej disa kohësh ishte në proces divorci me bashkëshortin e saj dhe ishte shpërngulur tek prindërit.
Sipas News24, kohët e fundit gjendja e saj psikologjike ishte rënduar, ç’ka ishte vënë re edhe nga familjarët e saj.
Po ashtu, 27-vjeçarja pak minuta se të ndërmerrte tentativë e vetë-mbytjes, ka komunikuar me një nga familjarët e saj dhe këta të fundit kanë lajmëruar efektivët e policisë të cilët në kohë rekord kanë mbërritur pranë vendit ku ishte pozicionuar 27-vjeçarja dhe 4 të vegjlit e saj.
E reja dukej në gjendje të rënduar psikologjike, teksa është marrë dhe është shoqëruar në komisariat nga patrulla e cila i erdhi në ndihmë dhe parandaloi ngjarjen.
Policia vijon hetimet lidhur më këtë ngjarje të rëndë e cila u parandaluar në kohë përpara se të kthehej në një tjetër tragjedi.
Njoftimi i policisë
Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë.
Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.
27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co