Bota

E rëndë/ 13-vjeçari sulmon me thikë në oborrin e shkollës një tjetër të mitur

e rende 13 vjecari sulmon me thike ne oborrin e shkolles nje tjeter te mitur
e rende 13 vjecari sulmon me thike ne oborrin e shkolles nje tjeter te mitur

Një 13-vjeçar ka goditur me thikë një 14 vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në oborrin e një shkolle, në lagjen Soest në Geseke (Gjermani).

Policia njoftoi se gjendja e të plagosurit për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën, Me anë të një operacioni urgjent, mjekët kanë mundur t’i shpëtojnë jetën të riut (ndër të tjera, ai kishte pësuar një goditje me thikë në mëlçi).

Autori i dyshuar, i identifikuar nga policia, iku në një park aty pranë pas sulmit në këndin e lojërave të shkollës. Pas një kontrolli të shkurtër, policët kanë mundur ta arrestojnë në stacionin e trenit – ai është vetëm 13 vjeç.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një gjermano-bullgar nga Lippstadt, i cili është “i njohur tashmë për policinë” për krime të dhunshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts