Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Iran, ku një i ri ka vrarë familjen e tij prej 12 anëtarësh. CNN raporton se 30-vjeçari ka vrarë familjen e tij me një kallashnikov, ndërsa më pas është ekzekutuar nga forcat e sigurisë në provincën Kerman. Thuhet se mes viktimave janë babai dhe vëllai i tij.
Dyshohet se shkaku i vrasjes masive, në një fshat të thellë, ishte një mosmarrëveshje familjare.
Tri vjet më parë, një punëtor i shkarkuar i një institucioni shtetëror në Iran vrau tre njerëz dhe plagosi pesë të tjerë para se ta vriste veten.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co