Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Leskovik. Një 40 vjeçar i jep fund jetës së tij duke u vetëvarur.
Sipas informacioneve nga policia bëhet e ditur se ka qenë një telefonatë e një banori të zonës që ka njoftuar policinë e më pas policia e komisariatit të Kolonjës është nisur drejt vendngjarjes.
Ende nuk dihen rrethanat dhe motivi policia ndërkohë me të mbërritur në vendngjarje do të vijojë me punën për zbardhjen e rrethanave.
Njoftomi i policisë:
Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit të banesës së tij, është gjetur dyshohet i vetëvarur si pasojë e depresionit shtetasi E. S., rreth 40 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.