E rëndë! Akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë, shqiptari vret veten në burgun e Bolonjës

e rende akuzohej per vrasje te mbetur ne tentative shqiptari vret veten ne burgun e bolonjes
e rende akuzohej per vrasje te mbetur ne tentative shqiptari vret veten ne burgun e bolonjes

Një 48-vjeçar shqiptar ka kryer vetëvrasje në qelinë e tij në burgun e Bolonjës.

Ai ndodhej në këtë burg që nga maji i këtij viti. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se shqiptari ishte ndaluar më 27 maj 2024 dhe po priste gjyqin e tij. Mbi të rëndonte akuza e tentativës së vrasjes.

Siç raportohet nga mediat italiane, policia e burgut dhe stafi mjekësor janë përpjekur t’i vijnë në ndihmë të burgosurit, por se ka qenë shumë vonë.

Nuk dihen më tepër detaje për këtë ngjarje të rëndë dhe arsyeja që ka shtyrë shqiptarit drejt aktit fatal për jetën e tij. Mediat në vendin fqinj ngrenë alarmin për numrin relativisht të lartë të vetëvrasjeve të shënuara në burgjet italiane./La Stampa.it/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →