Shqiperia

E rëndë në Fier, i moshuari ndez zjarr për të djegur plehrat, asfiksohet nga tymi

e rende ne fier i moshuari ndez zjarr per te djegur plehrat asfiksohet nga tymi
e rende ne fier i moshuari ndez zjarr per te djegur plehrat asfiksohet nga tymi

Një 90-vjeçar raportohet se ka ndërruar jetë pasi është asfiksuar nga tymi i zjarrit që ai vetë ndezi për të djegur mbeturinat në oborrin e shtëpisë.

Mësohet se ngjarja ndodhi në fshatin Peshtan Bregas, ndërsa viktimë mbeti shtetasi N. C..

Ky i fundit në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Në fshatin Peshtan Bregas, shtetasi N. C., rreth 90 vjeç, në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat.

Më pas në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë, shtetasi N. C., dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts