Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Bolzanon në Itali, ku një adoleshente është përdhunuar nga një i panjohur, teksa priste autobusin në stacion.
Sipas mediave fqinje, mësohet se ngjarja e rënë ka ndodhur dy ditë m parë, mbrëmjen e 25 tetorit. Raportohet se një burrë i panjohur i është afruar 14-vjeçares teksa ajo po priste në stacion, dhe e ka pyetur për ta udhëzuar për drejtimin e rrugës.
Ajo ka nisur t’i përgjigjej pyetjeve të tij, por më pas situata ka agravuar deri në përdhunimin e saj. Ajo ka tentuar të largohet prej tij duke vrapuar, por ai e ka arritur ta kapë dhe ta tërheq zvarrë në disa shkurre dhe e ka përdhunuar.
E mitura bërtitur për ndihmë, por fatkeqësisht, askush nuk e dëgjoi pasi zona ishte mjaft e izoluar. Pas pesëmbëdhjetë minutash, 14-vjeçarja ka arritur të çlirohet nga sulmuesi i saj, duke e goditur dhe duke bërë që ai të rrëzohet.
Më pas ajo ka ikur dhe ka kërkuar ndihmë nga një kalimtar i rastit, një banore e lagjes, i cili ka telefonuar menjëherë policinë. Gruaja ka pritur të mbërrijë policia bashkë me 14-vjeçaren e përlotur dhe e tronditur.
Policia ka arritur të vërë në pranga autorin, i cili është kapur në një stacion autobusi pranë vendit ku kishte abuzuar me të miturën, në tentativë për tu larguar në qendër të qytetit.
E reja është dërguar në spital për mjekim, ndërsa dhunuesi i saj është shoqëruar në komisariat. Nga kontrollet rezultoi se ishte një 40-vjeçar me origjinë pakistaneze, me banim në Bolzano.
Të shtunën e datës 26 tetor, pas një nate në qeli, sulmuesi u dëgjua nga gjyqtari, i cili vërtetoi arrestimin dhe vendosi masën e sigurisë në burg , duke pasur parasysh mundësinë e arratisjes dhe përsëritjes së krimit.