Bota

E rëndë në Janinë, i riu tenton të vrasë veten me armë zjarri në shtëpinë e gjyshes. 19-vjeçari në gjendje kritike në spital

e rende ne janine i riu tenton te vrase veten me arme zjarri ne shtepine e gjyshes 19 vjecari ne gjendje kritike ne spital





































Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme, 2 shtator, në një lagje të Janinës, ku një 19-vjeçar ka qëlluar veten me armë zjarri.

ambulanca greqi

Siç raportojnë mediat greke, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, kur studenti 19-vjeçar ka vizituar gjyshen e tij në shtëpinë e saj dhe pasi ka gjetur një armë zjarri brenda shtëpisë, ka shkuar në tualet dhe ka qëlluar veten.

Deri më tani nuk dihet se kujt i përkiste arma që i riu ka përdorur dhe motivet që e shtynë atë të ndërmerrte ketë akt.

Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca, e cila më pas ka transportuar të riun në spital në gjendje kritike për jetën.

Nga provat e deritanishme nuk ka të dhëna për aktivitet kriminal dhe dyshohet për tentativë vetëvrasje.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts