E rëndë në Karaburun/ Helika e gomones godet në këmbë pushuesin, 56-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital (FOTO)

e rende ne karaburun helika e gomones godet ne kembe pushuesin 56 vjecari dergohet me urgjence ne spital foto

Një 56-vjeçar nga Tirana ka mbetur i plagosur pasi është dëmtuar nga helika e një gomone në Karaburun. Sipas informacionit paraprak nga Policia e Vlorës, F.T., ka qenë duke drejtuar një mjet lundrues, gomone gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit” dhe aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli.

Teksa 56-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, policia ka bllokuar mjetin lundrues dhe ka shoqëruar në polici drejtuesin e gmones.

Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për të zbardhur detajet e aksidentit.

Gjiri i Shën Janit në Karaburun
Gjiri i Shën Janit në Karaburun

Gjiri i Shën Janit në Karaburun

Mjeti lundrues gomone që përplasi 56-vjeçarin
Mjeti lundrues gomone që përplasi 56-vjeçarin

Mjeti lundrues gomone që përplasi 56-vjeçarin

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në Karaburun, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. (Nuk kemi të bëjmë me zonë plazhi).

56-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore.

Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →