Kosova

E rëndë në Kosovë, 4-vjeçarja humb jetën pasi u godit nga dy të mitur, prindërit: Kërkuam disa herë ndihmë mjekësore, por…

e rende ne kosove 4 vjecarja humb jeten pasi u godit nga dy te mitur prinderit kerkuam disa here ndihme mjekesore por
e rende ne kosove 4 vjecarja humb jeten pasi u godit nga dy te mitur prinderit kerkuam disa here ndihme mjekesore por

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Gjakovë, ku një vajzë 4-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës nga dy të mitur.

Mbi ngjarjen ka reaguar koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 35 organizata joqeveritare, ka reaguar me shqetësim lidhur me rastin e ndodhur të martën në QKUK, i cili përfundoi me vdekjen e një vajze 4-vjeçare nga Gjakova.

Në reagimin e KOMF-it thuhet se kjo ngjarje e paprecedent ngre pikëpyetje serioze për përmbushjen e përgjegjësive njerëzore, mjekësore dhe etike të profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

“Sipas raportimeve dhe dyshimeve të ngritura nga prindërit e vajzës të cilat janë transmetuar në media, e ndjera dyshohet se ka pësuar një sulm nga dy fëmijë të tjerë, duke u goditur me forcë në pjesën e shpinës dhe gjoksit, gjë që ka çuar edhe në rrëzimin e saj në rrugë.
Me gjithë gjendjen e rënduar të fëmijës, prindërit janë shprehur se përgjigja mjekësore ndaj gjendjes së saj ka qenë e pamjaftueshme. Ata pretendojnë se gjatë ditës së djeshme kanë kërkuar disa herë ndihmë mjekësore për vajzën e tyre, por kanë marrë vetëm disa këshilla sipërfaqësore nga ekipi mjekësor, duke nënvlerësuar tragjikisht ashpërsinë e gjendjes së saj”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas prindërve, vajza nuk ka marrë një ekzaminim të plotë mjekësor dhe trajtimi i duhur i saj është neglizhuar duke shkaktuar fatalitet, gjë që sipas KOMF-it ngre shqetësim dhe pikëpyetje të thella në lidhje me etikën profesionale të personelit mjekësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts