Një punëtor i huaj ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia në fshatin Ruzhdi, në Patos.
Sipas burimeve paraprake, punëtori, rreth 40 vjeç dhe me origjinë egjiptiane, ishte duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë kur ndodhi incidenti.
Në vendgjarje ka mbërritur policia për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Patos/Informacion paraprak
Në spitalin rajonal të Fierit, mbasditen e sotme është dërguar pa shenja jete, shtetasi egjiptian M. S., 37 vjeç, punëtor në një kompani për vendosjen e shtyllave te tensionit, e cila aktualisht po kryen punime në fshatin Ruzhdije, Patos.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi M. S., duke punuar për vendosjen e shtyllave të tensionit, ka rënë nga lartësia, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit personat përgjegjës për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co