Katër persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm në Rockford, Illinois.
Sulmi brutal me thikë ndodhi në një nga lagjet e Ilinois në SHBA.
Shefja e policisë së Rockford, Carla Redd ka publikuar bilancin tragjik të ngjarjes, ku tha se katër persona humbën jetën, një person u plagos rëndë dhe katër persona të tjerë u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Personat e plagosur janë një e mitur 15-vjeçare, një 63-vjeçare, një 49-vjeçar dhe një i ri 22-vjeçar.
Personi i dyshuar si autori i ngjarjes është një 22-vjeccar, i cili është ndaluar dhe po merret në pyetje nga autoritetet.
Megjithatë rrethanat që e çuan të riun të ndërmarrë një sulm të tillë janë ende të paqarta.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co