E rëndë në Suedi/ 39-vjeçari ekzekutohet me plumb në kokë në sy të djalit të tij

e rende ne suedi 39 vjecari ekzekutohet me plumb ne koke ne sy te djalit te tij
e rende ne suedi 39 vjecari ekzekutohet me plumb ne koke ne sy te djalit te tij

Suedia është tronditur nga një krim i rëndë, pasi një burrë u vra në sy të djalit të tij.

Ngjarja është regjistruar në periferinë e Stokholmit. Mediat vendase kanë shkruar se burri ka pasur një përplasje me një bandë të rinjsh.

Suedia prej kohësh po vuan nga rritja e paprecedentë e dhunës, e cila arriti nivele të larta gjatë vitit 2023. Bandat rekrutojnë të rinj, të cilët shpesh herë, për shkak të moshës, nuk përgjigjen edhe penalisht. Mes anëtarëve të bandave ka edhe 12-vjeçarë.

Qarqet e politikës kanë reaguar për këtë ngjarje, ndërsa në zonën Skarholmen janë shënuar edhe disa incidente të tjera të dhunshme.

“Sistemi kriminal me të cilin përballet vendi ynë ka pasoja të rënda për të gjithë shoqërinë tonë”, tha kryeministri në një mesazh në Instagram.

Babai 39-vjeçar, i quajtur Michael është vrarë me plumb në kokë në sy të fëmijës së tij, teksa po ecte me biçikletë. Policia nuk ka kryer ende asnjë arrestim, teksa hetimet për rastin vazhdojnë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →