Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tropojë, më konkretisht në Majën e Jezercës, pasi alpiniste me origjinë kroate ka rrëshiktur dhe ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.
Raportohet se 43-vjeçarja ishte pjesë e një grupi alpinistësh kroatë të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezercës”.
Grupi i alpinistëve ka lajmëruar sallën operative të Komisariatit të Policisë Tropojë duke raportuar se një prej anëtareve të grupit kishte rënë nga lartësia.
Dyshohet se turistja kroate, shtetasja Z. L., 43 vjeçe, ka rrëshkitur nga lartësia për shkak të terrenit të thepisur malor.
Sakaq, nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë dhe do transportohet me helikopter, drejt morgut.
Njoftimi i policisë:
Tropojë/Informacion paraprak
Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim nga një grup alpinistësh, që mendohet të jenë shtetas kroatë, të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”, se njëra nga anëtaret e grupit kishte rënë nga një terren i thepisur malor dhe me borë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës dhe ekipin e kërkim-shpëtimit, janë nisur bashkë me helikopterin e Emergjencave Civile, drejt adresës së dhënë.
Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, turistët u lokalizuan në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”.
Turistja kroate, shtetasja Z. L., 43 vjeçe, për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rrëshkitur nga një lartësi dhe për pasojë kishte humbur jetën.
Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë dhe do transportohet me helikopter, drejt morgut.
Vijon operacioni i shpëtimit, mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve të tjerë, nga vendi ku janë bllokuar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co