Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së premtes në Ankara të Turqisë.
Një autobus i mbushur me pasagjerë është përplasur me një shtyllë betoni, që shërbente si këmbë e një mbikalimi.
Sipas mediave turke, si pasojë e këtij aksidenti, 9 persona kanë ndërruar jetë dhe 26 prej janë lënduar dhe janë dërguar në spital, disa në gjendje të rëndë shëndetësore.
Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin, ka folur për aksidentin horror duke thënë se nga të dhënat e para dyshohet se shoferin mund ta ketë zënë gjumi, pasi në rrugë nuk shihen shenja frenimi.
Megjithatë, autoritetet janë duke e hetuar rastin për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co