TIRANE
Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka lindur bebi me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit në vendin tonë. Bebja gëzon shëndet të mirë se bashku me nënën e tij.
Vogëlushi ka ardhur në jetë nga një lindje natyrale. Pamjet i ka shpërndarë në rrjetet sociale vetë ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, me lejen e prindërve.
“Bebi me peshën më të madhe i lindur në 10 vitet e fundit, pranë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”. Ky bebush ka lindur 6150 gr dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale, falë stafit mjekësor të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.
Mirënjohje nga për stafin mjekësor dhe infermieror, pasi falë punës dhe përkushtimit të tyre nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë”, shkruan Koçiu.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co