Rama në mbledhjen e Komitetit Ekonomik e Social ka deklaruar se për vendin tonë është fat që kemi afër BE-në që na udhëheq në procese të rëndësishme pas të shkuarës tonë traumatike.
Ai tha se shumë priren ta mendojnë BE si bankomat, por më shumë se kaq BE është banka e diturisë se si të ndërtohen institucione.
“Shumë priren ta mendojnë BE si bankomat, por më shumë se kaq BE është banka e diturisë se si të ndërtohen institucione, hapësira shoqërore që funksionojnë për qytetarët, si të shpersonalizojë proceset, si të vendosen mekanizmat e një shteti për ti shërbyer qytetarëve. Kjo është një gjë tek e cila duhet të të shoqërojë dikush dhe këtë e bën BE. Bekim që jemi në zemër të Europës.
[embedded content]
Vende si tonat që dolën nga një e shkuar e tmerrshme me konflikte tragjike dhe me kaq shumë prapambetje, nuk janë unike në botë. Unik fatin tonë e bën që kemi afër BE-në. Nisma e sotme është që të jesh në vendin ku do të zhvillohet dasma. Jemi këtu sëbashku, dhe salla e dasmës është kështu. Dasma le të vijë të bëhet kur të bëhet. Kur mbaron dasma, nuk është aq e bukur sa para saj”, u shpreh Rama.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co