“E sollët Beqajn me pranga në duar për të bërë show”/ Vokshi-mazhorancës: Skenar për të mos e lejuar të dëshmojë

e sollet beqajn me pranga ne duar per te bere show vokshi mazhorances skenar per te mos e lejuar te deshmoje








































Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është shoqëruar me debate të ashpra, pasi prej orëve të para të mëngjesit është paraqitur ish ministri Ilir Beqaj, por ende nuk ka dëshmuar.

vokshi

Albana Vokshi hodhi akuza ndaj deputetëve të PS se po bëjnë show dhe kanë pasur skenar të përgatitur për të penguar dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj.

“Është krejt e lexueshme lëvizja juaj, e nxorët me pranga në duar vetëm për të bërë show, ndërkohë që ju nuk doni ta vijoni, nuk doni të merrni dëshminë, doni të fshini vjedhjet. S’doni të lëmë kohë të thirret Vilma Nushi e Edi Rama. Kjo është skenar i përgatitur, mendova se s’do arrinit deri aty sa ta sillnit me pranga në duar, të bënit show. E keni futur në ngërç, nuk u intereson zbardhja e kësaj, u intereson të fshihni pagesat për analiza të pakryera, për sete që duhet të kushtonin 4 euro dhe kushtojnë 400 euro. Dua t’u bëj thirrje lëreni të bëjë deklaratën paraprake, të na vërë në dispozicion prezantimin që Beqaj ka, të bëjë deklaratë kontenstuale dhe koncize që unë të vijoj me pyetjet e mia. Deklaratë jo prezantim, nuk është më i mirë se të tjerët. Lejojeni të bëjë deklaratën paraprake dhe të vijojmë me pyetje. Nëse ju i keni vënë qëllim vetes të mos e lejoni është tjetër gjë. I kam thënë lexoje”, tha Vokshi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →