Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador, ku një futbollist 20 vjeçar ka ndërruar jetë pas disa ditësh në spital, për shkak të një aksidenti.
Justin Cornejo, portier i skuadrës Barcelona, nga Ekuadori, nuk ia ka dalë pas disa ditësh në terapi intensive në spital, ku e kishin dërguar me urgjencë pas pasi ishte rrëzuar në tualet.
“Asnjë fjalë apo frazë nuk mund ta lehtësojë dhimbjen që ndiejmë tani. Kujtimi që na lini do të jetë ai që na jep forcën që na nevojitet për të dalë nga kjo situatë. Justin do të jesh gjithmonë në zemrat tona. U prehsh ne paqe mik. Të duam shumë”, lexohet në mesazhin e lëshuar në rrjetet sociale nga klubi ekuadorian.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co