Bota

“E urrej”/ Trumpit nuk i del e keqja me Taylor Swift pasi ajo mbështeti Kamala Harris

e urrej trumpit nuk i del e keqja me taylor swift pasi ajo mbeshteti kamala harris
e urrej trumpit nuk i del e keqja me taylor swift pasi ajo mbeshteti kamala harris

Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump ka lëshuar një kritikë të ashpër ndaj superyllit Taylor Swift, pasi ajo ka shprehur haptazi mbështetjen për Kamala Harris për të qenë presidente e Amerikës.

“E urrej Taylor Swift”, ka shkruar Trump në një status në Truth Social.

Duke iu përgjigjur Trump në një postim në X (ish-Twitter), Liz Cheney, ish-përfaqësuesja republikane e Kongresit e cila mbështet po ashtu Harris, citoi komentin e tij.

“Thotë njeriu më i vogël që ka jetuar ndonjëherë”, shkruan ajo duke iu referuar një kënge nga albumi më i fundit i këngëtares.

Ana Navarro, strategia dhe komentatorja e GOP, e cila njihet si kritike e Trump, postoi në X: “Donald Trump e ka humbur dhe atë pak mendje që i kishte mbetur. Taylor Swift e shkatërroi atë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts