Komisionerja për zgjerim në BE, Marta Kos ka dhënë nje mesazh për zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se janë qytetarët shqiptarë që do të vendosin për qeverinë e ardhshme.
Zyrtarja e lartë e BE mendon se zgjedhjet e 11 majit nuk do ta pengojnë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.
“Evropa është kaq e mishëruar në Shqipëria sa unë shoh vetëm një të ardhme evropiane për ju”, tha Kos.
Marta Kos: Unë nuk pres që zgjedhjet të ngadalësojnë procesin e integrimit në BE. Është një proces i thellë dhe jam i sigurt që ato reforma do të vijojnë. Këto reforma nuk po kryhen nga Shqipëria sepse i do BE, por sepse ky është një proces shndërrues për Shqipërinë dhe do jenë qytetarët që ta vendosin se çfarë qeveria do të kenë në të ardhmen.
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co