Bota

E zë korrenti teksa po punonte në magazinën e një personi, vdes 46-vjeçari (EMRI)

e ze korrenti teksa po punonte ne magazinen e nje personi vdes 46 vjecari emri

































Një 46-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

ambulancaa

Ngjarja ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku personi i identifikuar si Leonard Ymeri ka qenë duke punuar në çatinë e magazinës së një personi.

Policia dhe grupi hetimor mbërritën në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në pyetje pronarin e magazinës.

Po ashtu, po këqyret edhe vendi ku ndodhi ngjarja për të zbardhur rrethanat.

Maliq/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në bllokun nr. 1, Maliq, shtetasi L. Y., 46 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, duke punuar për rregullimin e çatisë së magazinës në pronësi të shtetasit B. M., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spitalin e Korçës.

Në ambientet e Komisariatit ndodhet pronari i magazinës B. M. dhe shtetasi I. Sh., për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts