Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook-un e tij rrëfimin e një italiani, që tregon sesi po kalon pushimet në Shqipëri.
Italiani shprehet se për të pushimet janë shumë më të mira në Shqipëri se në Itali. Turisti shprehet se ndodhet në Dhërmi prej 3 ditësh dhe është një mrekulli.
Rrëfimi i turistit italian: Si është në Shqipëri? Shih ku jam vëlla, jam në Dhërmi prej tre ditësh. Është një mrekulli. Njerëzit janë të shoqërueshëm, italianët trajtohen shumë mirë, thuajse të gjithë flasin italisht dhe kursen para.
Dje hëngra jashtë në Dhërmi në një restorant shumë të bukur pranë detit, 9 persona hëngrëm peshk e krudo e paguam 300 euro, duke pirë dhe dy shishe spumante. Ç’të të them! Njerëzit janë shumë të sjellshëm, mund të ecësh qetësisht me orën 30 mijë euro në dorë, me 3 milionë lekë dhe askush nuk të thotë gjë. Makinën e lë hapur.
Na respektojnë, na duan, na çmojnë. Vendi është i mahnitshëm, deti fantastik, që të bën mos ta kesh zili fare detin e Sardenjës. Ka plot vende për jetë nate, plot lokale e vende të bukura. Mund të qarkullosh i sigurt sikur të ishe në Itali, madje edhe më mirë se në Itali.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co