![Ecte me automjet të blinduar pa e regjistruar, Policia e Shkodrës i bllokon makinën Safet Bajrit 2 ecte me automjet te blinduar pa e regjistruar policia e shkodres i bllokon makinen safet bajrit](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/ecte-me-automjet-te-blinduar-pa-e-regjistruar-policia-e-shkodres-i-bllokon-makinen-safet-bajrit.jpg)
Policia e Shkodrës sqaroi me anë të njoftimi se ka shoqëruar në komisariat një automjet të blinduar në pronësi të Safet Bajrit, një emër i njohur për policinë në qytetin verior.
Automjeti rezulton i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent dhe për këtë arsye është bllokuar.
Njoftimi:
Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar. Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent. Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co