Bota Sport

Edhe Myler si Kros pas Europianit? Flet lojtari i Bajernit: Nuk mund të mashtroj klubin

edhe myler si kros pas europianit flet lojtari i bajernit nuk mund te mashtroj klubin






























Tomas Myler nuk ka ndër mend të ndjekë shembullin e Toni Kros dhe të mbyllë karrierën e tij si futbollit pas EURO 2024. Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti i përfaqësues gjermane gjatë konferencës së sotme teksa është ngacmuar nga gazetarët rreth kësaj teme.

myler-kros

“Një tërheqje si e Kros? Më Kombëtaren? Nuk mendoj të tërhiqem ende. E kam mendjen vetëm te objektivi që kam përpara. Çdo gjë tjetër do e shoh më vonë. Pastaj sa i përket Bajernit, kam edhe një tjetër vit kontratë. Nuk mund ta mashtroj klubin tim. Ata kanë besim te unë”, tha mes të qeshurave Myler.

Futbollisti ka shënuar 45 gola në 128 ndeshje me Gjermaninë, por asnjëherë një të tillë në Europian. “Nuk kam hesape të hapura me asnjë lloj turneu, do të më pëlqente shumë të shënoja në një Europian, por në fund ajo që ka rëndësi është rezultati. Duhet të kontribuosh te suksesi i ekipit në të gjitha aspektet”, ishin fjalët e sulmuesit para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts